Kosova

UNMIK i jep ultimatum Kosovës për lirimin e zyrtarit rus

Në një deklaratë të misionit të UNMIK-ut në Kosovë, ata kanë kërkuar lirimin e dy zyrtarëve të këtij misioni.

UNMIK është duke i përcjellur me shqetësim të madh ngjarjet në veri të Kosovës sot, përfshirë edhe arrestimin e dy zyrtarëve të UNMIK-ut, gjatë kryerjes së punës së tyre nga Policia e Kosovës.

Të dy zyrtarët janë transferuar në spital për trajtim pas lëndimeve. Ne jemi duke ndjekur të gjitha ngjarjet dhe jemi duke bashkëpunuar me të gjitha agjenicitë ndërkombëtare që janë në terren, thuhet në komunkatën e UNMIK-ut.

Përfaqësuesi Special i Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara, dhe drejtori i Misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tenan ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të dy zyrtarëve të arrestuar duke shtuar se çdo lëndim i stafit të Kombeve të Bashkuara do të përballet me nivelin më të lartë të përgjegjësisë ligjore diplomatike dhe ndërkombëtare, thuhet në komunikatën e UNMIK-ut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button