Bota

“Financial Times”: Weber i papërshtatshëm për kreun e KE

Bashkimi Europian duhet të refuzojë kandidatin Weber dhe sistemin tregtar të diskutueshëm që përfaqëson, shkruan sot “Financial Times”, në një editorial që në mënyrë eksplicite kundërshton kandidatin e PPE-së për kryesimin e Komisionit Europian.

Sipas FT, ”logjika e Spitzenkandidat, e cila dëshiron Weber-in në krye të Komisionit, duke pasur parasysh se EPP mbetet megjithatë partia e parë në BE, nuk do të reflektojë vullnetin popullor, sepse populistët kanë humbur shumë vende dhe partitë e tyre, CDU dhe CSU morën rezultatin më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Për më tepër, ekziston edhe një element tjetër i rëndësishëm për të provuar pamundësinë e tij për këtë post.

”Me 15 vjet si eurodeputet dhe dy si politikan vendas në Bavarinë e Poshtme, por asnjëherë në qeverinë kombëtare, ai do të jetë kryetari i komisionit me më pak përvojë që ka qenë ndonjëherë”, thekson FT.

Gazeta sugjeron se ka të tjerë kandidatët me përvojë si Vestager, Timmermans apo Barnier./ATA/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button