Home / Bota / SHBA sanksione të reja Iranit/ Teheranit do t’i bllokohet pasuri me vlerën e dhjetëra miliarda dollarëve

SHBA sanksione të reja Iranit/ Teheranit do t’i bllokohet pasuri me vlerën e dhjetëra miliarda dollarëve

Presidenti Donald Trump firmosi sanksionet e reja e më të ashpra financiare financiare ndaj Iranit, objektivi i të cilave është në veçanti Udhëheqësi Suprem i vendit, Ayatollahu Ali Khamenei.
Trump sqaroi se urdhri ekzekutiv do të frenojë qasjen që Khamenei dhe Irani kanë tek tregjet financiare botërore.
Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin theksoi se sanksionet e reja do të bllokonin pasuri të Iranit me vlerën e dhjetra miliarda dollarëve.
Sipas presidentit amerikan, urdhri i tij është një përgjigje “e fortë dhe proporcionale” e Shteteve të Bashkuara ndaj goditjes nga Teherani javën e kaluar të një avioni amerikan pa pilot, për të cilin Uashingtoni thotë se ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombëtare pranë ngushticës së Hormuzit.
Irani pretendon se incidenti ndodhi mbi hapësirën e tij ajrore. Sanksionet e reja vijnë ndërsa po shtohen shqetësimet rreth mundësisë së një konfrontimi të armatosur mes të dy vendeve, pasi zyrtarët amerikanë kohët e fundit fajësuan Teheranin për sulmet ndaj dy cisternave me naftë në ngushticën e Hormuzit.
Irani i mohon edhe këto akuza. megjithëse po vendos sanksione, Trumpi u shpreh se mezi pret që të vijë koha kur ato të hiqen.

Top Channel

Leave a Reply

%d bloggers like this: