Home / Bota / Britani: Dy kandidatët për kryeministër flasin për planet për “Brexit”

Britani: Dy kandidatët për kryeministër flasin për planet për “Brexit”

Kandidatët për kreun e Partisë Konservatore, rrjedhimisht edhe të kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe Jeremy Hunt përcaktuan planet për “Brexit”-in gjatë fushatave respektive zgjedhore.

Ish-sekretari i Jashtëm dhe ish-kryebashkiaku i Londrës Boris Johnson shprehet se një “Brexit” i arsyeshëm është dëshira e përbashkët e njerëzve.

“Mendoj se njerëzit po lodhen nga politikanët që ecin drejt një rruge dhe dështojnë në mbajtjen e premtimeve dhe ne dështuam në përmbushjen e afatit në 29 mars, po ashtu edhe në 8 prill. BE-ja na e zgjati afatin deri më 31 tetor dhe nëse e kalojmë këtë afat përsëri do të duhet që kryeministri britanik të kërkojë një zgjatje tjetër të afatit. Nuk mendoj që duhet ta bëjmë këtë. Mendoj që njerëzit presin që të gjithë ne deputetët të punojnë së bashku dhe të ofrojmë një “Brexit” të arsyeshëm që maksimizon interesat e biznesit dhe të njerëzve”.

Ndërsa, kryediplomati i tanishëm britanik Jeremy Hunt tha se angazhimi i Britanisë për mbrojtjen e kontinentit është ajo që ka më shumë rëndësi për Bashkimin Europian.

“Zëri i Britanisë në botë do të jetë i fortë dhe kjo është arsyeja pse ne do të bëhemi një vend që do të shpenzojë më shumë për mbrojtjen, 2.5% të PBB-së sonë. Ne mund ta përballojmë këtë shifër sipas planit tim të shpenzimeve, i cili do të ketë mundësi të ulë edhe borxhin. Por ky është momenti kur duhet të përcjellim një sinjal ndaj botës me besim, besim për Britaninë, besim për atë që ne aspirojmë dhe besim që britanikën do të vijojnë angazhimin me botën. Do të mbrojmë me vendosmëri vlerat për të cilat ne besojmë.”

Si Hunt ashtu edhe Johnson po kërkojnë aktivisht mbështetjen e anëtarëve të Partisë Konservatore, të cilët do të vendosin pasuesin e May-t.

Rezultati përfundimtar do të shpallet më 22 korrik.

Leave a Reply

%d bloggers like this: