Home / Politika / Në 30 qershor shkulim të keqen/ Rama: SHBA i tregoi me gisht se do të shpallen organizatë e dhunshme

Në 30 qershor shkulim të keqen/ Rama: SHBA i tregoi me gisht se do të shpallen organizatë e dhunshme

Nga Elbasani, ku socialistët mbajten mitingun per zgjedhjet e 30 qershorit kryeminsitri Edi Rama tha se prej 1990 nuk ka ndodhur që SHBA të tregojë me gisht dy lider politik.
“Që prej 1990 kur ka ndodhur ndonjherë që SHBA ti tregojë me gisht Lul Bashes e Monika Kryemadhin dhe në sy të popullit ti thoshte ju të dy jeni përgjegjës për gjithcka që mund të ndodhë, kurrë kurrë, turp turp turp. Kur ka ndodh që një parti që lindi si mishërimi i europës për shqiptarët sot ka marrë njoftimin që nëse guxhojnë të prekin gjë me dorë do të shpallen organizatë e dhunshme dhe jo më parti poltike”- tha Rama.
Kreu i qeverisë ka folur edhe për deklaratat e ish- kreut te PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashin.
“Ai është një turp për Elbasanin, ai është gjthçka që Elbasani nuk ka qënë dhe nuk do jetë kurrë. Ai është një aksident, një gabim njerëzor, me siguri është krijuar në një moment kur zoti nuk e ka patur mendjen. Kurrë mos e votofshin PS, por të shtojnë ti vënë vizë PS, por të refuzojë ofensivën kundër shqiptarëve dhe që është një arsye e arsyeshme që të gjithë ta braktisin PD për sa kohë ai e përfaqëson PD” – tha kryeministri Rama.
Më herët nga Gramshi, kreu i socialistëve tha, se në 30 qershor, është koha për të shkulur një të keqe të madhe.
“Në 30 qershor është koha për të shkulur një të keqe të madhe, të drejtën që politikanët i kanë dhënë vetes për të dalë mbi ligjin, në rrugë të shkurtër që ka nxjerrë gjithmonë gjatë popullin shqiptar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: