Bota

G20 – Trump batuta me Putinin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane

Presidenti amerikan, Donald Trump demonstroi sot në Takimin G-20 që po zhvillohet në Japoni, një marrëdhënie shumë miqësore me Vladimir Putin në kuadër të G20-ës, duke shkuar deri në hedhjen e batutave, duke u përgjigjur me shaka për një përpjekje të mundshme të ndërhyrjes ruse në presidencialet e 2020 në SHBA.

‘’Jo ndërhyrje në zgjedhje, ju lutem’’, pohoi ai me ironi duke u kthyer drejt presidentit rus.

Donald Trump i ktheu në këtë mënyrë përgjigje një pyetjeje të drejtpërdrejtë të një gazetari për një tentativë të mundshme të ndikimit rus në zgjedhjet e 2020.

Që nga zgjedhjet e fundit në SHBA po vijojnë hetimet parlamentare, për lidhje mes fushatës së republikanit për presidencialet e 2016 dhe Rusisë.

Presidenti amerikan vlerësoi gjithashtu marrëdhënien shumë të mirë me homologun rus, Vladimir Putin, në nisje të diskutimeve dypalëshe të shumëpritura, në kuadër të samitit të  G20-ës në Osaka në Japoni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button