Home / Politika / Rama uron SHBA-në në Ditën e Pavarësisë: Miqtë dhe aleatët më të mëdhenj të Shqipërisë

Rama uron SHBA-në në Ditën e Pavarësisë: Miqtë dhe aleatët më të mëdhenj të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama uroi sot SHBA me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë, ndërsa i konsideroi miqtë dhe aleatët më të mëdhenj të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Mirëmëngjes dhe në këtë ditëlindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miqve e aleatëve më të mëdhenj të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ju priftë e mbara të gjithëve”, tha Rama.

Më 4 korrik të vitit 1776, delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se ishte shkak i Revolucionit Amerikan.

Deklarata e Pavarësisë shihet si një nga dokumentet më të rëndësishme në historinë e Shteteve të Bashkuara. Dokumenti tjetër është Kushtetuta.

Në Shtetet e Bashkuara 4 korriku festohet çdo vit si ditë kombëtare, Dita e Pavarësisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: