Politika

Kroacia, e gatshme të japë ndihmesën e saj në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

kroaciaKroacia është e gatshme të japë ndihmesën e saj në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga parlamenti kroat, i cili dje ka diskutuar mbi “Marrëveshjen për Partneritet Evropian me Shqipërinë”, njoftoi sot Ambasada e Shqipërisë në Kroaci.

Zv/Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Joško Klisović, paraqiti në detaje Marrëveshjen.

Të tilla marrëveshje, Kroacia ka nënshkruar edhe me vende të tjera në procesin e integrimit evropian, si psh me Maqedoninë, Ukrainën, Bosnjë-Hercegovinën, etj.

Për rastin në fjalë, me Shqipërinë ekzistojnë marrëdhënie miqësore dhe Kroacia është e gatshme të japë ndihmesën e saj në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ku vendi ynë tashmë është kandidat për anëtarësim.

Kjo Marrëveshje është nënshkruar këtë vit në Zagreb dhe Shqipëria e ka ratifikuar në Parlament .

Sipas Marrëveshjes, mënyrat e mbështetjes konsistojnë në dhënie eksperience, organizim seminaresh, vizita të delegacioneve shqiptare në institucione kroate, materiale ndihmëse, etj.

Marrëveshja për Partneritet Evropian do të hidhet më tej në votim për t’u miratuar. Gjatë diskutimeve, atmosfera në Parlament ishte tepër miqësore dhe dashamirëse ndaj Shqipërisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button