Home / Politika / Meta, pas vizitës në Varshavë: Marrëdhëniet Shqipëri-Poloni të shkëlqyera

Meta, pas vizitës në Varshavë: Marrëdhëniet Shqipëri-Poloni të shkëlqyera

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pas vizitës në Varshavë ku mori pjesë në ceremoninë kujtimore të 80-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Polonisë.

“Kënaqësi të rikthehesha në Varshavë pas 18 vitesh. Ky qytet është dëshmia më e fortë e vitalitetit të një kombi të paepur për liri dhe dinjitet kombëtar”, shprehet Meta.

Po ashtu, Meta tha se “80 vite më parë filloi një luftë barbare që e ktheu në rrënojë totale një nga qytetet më të bukura të kontinentit. Por përsëri Varshava është një kryeqytet impresionues që nuk ndalet së zhvilluari”, shprehet ai.

Gjithashtu, Meta vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve duke i konsideruar të shkëlqyera

“Krenar për marrëdhëniet tona të shkëlqyera në të gjitha fushat dhe mirënjohje e veçantë për turistët polakë, të cilët vijnë duke u shtuar çdo vit në brigjet dhe malet tona”, thekson ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: