Home / Politika / Basha mbledh aleatët: Gati platforma kombëtare për daljen nga kriza

Basha mbledh aleatët: Gati platforma kombëtare për daljen nga kriza

Pas takimit me aleatet për të diskutuar axhendën e vjeshtës, Lulzim Basha tha se prioriteti i opozitës është që ti jepet fund situatës në vend dhe të rivendoset demokracia.
Ai tha se opozita është gati të ofrojë një platformë kombëtare për hapat që duhet të kryhen për daljen e vendit nga kriza.

“Sot ndeshemi me një shtet thellësisht privat, kriminal, personal të Edi Ramës, i cili ka zëvendësuar shtetin e së drejtës. Ndaj dhe prioriteti ynë kryesor është t’i japim menjëherë fund kësaj gjendje.

Kjo nis duke rivendosur demokracinë. Kjo nis duke rivendosur legjitimitetin e atyre institucioneve që duhet të përfaqësojnë vullnetin e njerëzve, vullnetin e popullit dhe e vetmja rrugë për ta bërë këtë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të mbajtura nën kujdesin e një qeverie tranzitore, që do të thotë që PS duhet të marrë plotësisht përgjegjësitë për gjendjen ku e ka katandisur vendin nën drejtimin e kryepërgjegjësit i cili duhet të largohet për të hapur rrugë kësaj zgjidhje politike. Nuk ka zgjidhje tjetër”- tha Basha.

Lulzim Basha u pyet nëse do të rikthehen protestat. Ai e pohoi, por ende nuk ka një datë.

“Pa diskutim që po, por opozita është shumë më shumë se sa grup që organizon protestat. Opozita është alternative, është qeverisja e së nesërmes dhe një gjë ju garantoj sikundër edhe më parë, sikundër mund ta kuptoni të gjithë, sapo të kemi datën për protestë nuk do ta mbajmë sekrete, do ta shpallim. Kështu që ju ftoj të lëvizni nga pyetja e vetme që keni bërë gjatë kësaj jave”- përfudnoi kryedemokrati.

Për Bashën, beteja që ka nisur për një transformim, do ti japë fund problemeve të akumuluara në këto 30 vite.

Leave a Reply

%d bloggers like this: