Bota

Katari premton një miliard dollarë për rindërtimin e Rripit të Gazës

egjipt-gaza2Katari premtoi dje një miliard dollarë ndihmë për rindërtimin e enklavës palestineze në Rripin e Gazës shkatërruar nga një luftë 50-ditore me Izraelin, gjatë konferencës ndërkombëtare të donatorëve në Kajro.

Bëhet fjalë për ndihmën më të madhe të menjëhershme, njoftuar nga ministri i Punëve të Jashtme të emiratit, Khalid ben Mohammad al-Attiyah, gjatë kësaj konference që mbledh 50 vende dhe organizata ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e dhjetra vendeve donatore u mblodhën sot në Sharm el-Sheik të Egjiptit, me synimin për të dhënë miliarda dollarë ndihma për rindërtimin e Rripit të Gazës, pas ofensivës ushtarake izraelite.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button