Politika

Kreu i AMA-s, miratohet lista e kandidatëve. Peza: Opozita refuzon të bëhet pjesë e procesit

media-216-524x350Komisioni Parlamentar i Medias, miratoi të martën listën përfundimtare me 7 kandidatët që do të konkurojnë për postin vakant të kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive(AMA).

Në listë përfshihen emrat e Gentian Salës (jurist); Gentian Skënderajt (ekonomist); Anila Bashës (gazetare); Zylyftar Bregu (gazetar): Raif Gorana (ekonomist); En Muçi (ekonomi, biznes) dhe Bers Hado (jurist).

Në fillim të mbledhjes, nënkryetari i komisionit, Alfred Peza tha se opozita nuk iu përgjigj ftesës për të marrë pjesë në komision dhe në këto kushte maxhoranca do të vijojë e vetme procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të këtij institucioni.

“Iu drejtuam me një letër opozitës që të bëhet pjesë e procesit, por nuk kemi një përgjigje prej saj. Janë 7 kandidatë që plotësojnë kriteret e ligjit, ndërsa kandidatura e 8, ajo e Sokol Hasanit, nuk u paraqit në seancën dëgjimore”, tha Peza.

Në mbledhjen e ardhshme të komisionit nga lista me 7 kandidatë do të hiqen 3 prej tyre. Nga katër kandidatët e mbetur opozita ka të drejtë të heqë dy emra, ndërsa mazhoranca do të dërgojë në Kuvend dy kandidatët e saj për të zgjedhur kryetarin e ri të AMA-s.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button