Politika

Ngjarja e Shkozetit/ Rama: Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit e prokurorëve të inkriminuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për atentatin e Shkozetit ku ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho.
“Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar”, shkruan Rama.

Postimi i Ramës

Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit?Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda…dhe masat speciale kundër KÇK-së? Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë

Ju kujtojmë se të premten e javës që lamë pas, një breshëri plumbash u derdh mbi makinën me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, i njohur si i forti “i forti i Sukthit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button