Home / Kosova / Osmani në Bruksel pritet nga Komisioneri në ikje Hahn, flasin për liberalizimin e vizave

Osmani në Bruksel pritet nga Komisioneri në ikje Hahn, flasin për liberalizimin e vizave

Vjosa Osmani, kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës është takuar në Brukel nga komisioneri evropian për politikat e fqinjësisë dhe zgjerimit, Jonnahes Hahn.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Osmani që është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Bruksel.Kandidatja e LDK-së, për pozitën e kryeministrit ka shkruar se Kosova dhe Bashkimi Evropian janë duke punuar ngushtë për të siguruar stabilitet në rajon.

E njejta bëri të ditur se me Hahn kanë diskutuar për integrimin në BE dhe liberalizimin e vizave.

“Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian po punojnë shumë ngusht për të siguruar një rajon stabil. Jam e kënaqur që isha e ftuar në Bruksel nga komisionari i BE-së, Johanes Hahn për të diskutuar prioritetet, si integrimi në Bashkimin Evropian dhe liberalizimin e vizave”, shkruan Osmani në Twitter.

Leave a Reply

%d bloggers like this: