Home / Bota / HOLANDË – Tensione mes rusëve dhe perëndimorëve për OIAC

HOLANDË – Tensione mes rusëve dhe perëndimorëve për OIAC

Rusia dhe fuqitë perëndimore po përgatiten për një krah tjetër të hekurt këtë javë gjatë takimit të përvitshëm të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OIAC), hetuesit e të cilëve po përgatiten për herë të parë për të përcaktuar përgjegjësit e sulmeve kimike në Siri.

Raporti i ekipit të hetuesve të ngarkuar për identifikimin e autorëve të dyshuar për këto sulme në Siri është pritur për fillimin e vitit të ardhshëm, një perspektivë tashmë burim tensionesh brenda shteteve anëtare të organizatës me vendndodhje në Hagë.

Gjatë këtij takimi kyç që do të zhvillohet nga e hëna në të premte, Moska kërcënon me bllokimin e votimit të buxhetit 2020 të OIAC, nëse kjo e fundit përfshin një financim për ekipin e hetuesve.

Bllokimi i buxhetit mund të sjellë probleme të mëdha për organizatën, edhe nëse SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe theksojnë se ka pasur mbështetje të mjaftueshme.

Vitin e kaluar, Rusia, Irani dhe Kina kishin bashkuar forcat në përpjekje për të bllokuar buxhetin, pavarësisht se ishin miratuar me 99 vota pro dhe 27 kundër.

Leave a Reply

%d bloggers like this: