Home / Politika / Paketa “Anti-shpifje”, Meta: “Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt BE është e pamundur!”

Paketa “Anti-shpifje”, Meta: “Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt BE është e pamundur!”

Presidenti Ilir Meta është rreshtuar kundër paketës ligjore “anti-shpifje” të përgatitur qeveria shqiptare, dy ditë para se ajo të diskutohet në parlament.
Zoti Meta ka shfrytëzuar reagimin e Dunja Mijatoviç, komisionere për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, e cila ka shprehur shqetësimin e saj, ndërsa kërkon nga parlamenti rishikimin e drafteve aktuale. “Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare!
Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej!” shkruan zoti Meta në rrjetet sociale. “Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri!
Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur!” thekson kreu i shtetit shqiptar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: