Home / Politika / Tërmeti/ “Do shkojnë ku janë destinuar”, Rama vlerëson ndihmën e Diasporës dhe jep garancinë: Do ketë transparencë të plotë

Tërmeti/ “Do shkojnë ku janë destinuar”, Rama vlerëson ndihmën e Diasporës dhe jep garancinë: Do ketë transparencë të plotë

“Që në sekondën e parë patëm një mbështetje masive të diasporës, e cila në 30 vitet e transformimit të Shqipërisë ka qenë investitori më i madh në Shqipëri”, deklaroi Rama.

Më tej, kryeministri u shpreh se janari mund të jetë muaji në të cilin do të bëhet publike një faturë paraprake e dëmeve të tërmetit.

Ne urojmë që brenda janarit të kemi një faturë paraprake  financiare të dëmeve të tërmetit, faturimi është një procesi që vazhdon”, u shpreh Rama.

Meta nga ana tjetër tha se dërgesat monetare të diasporës kanë ndikim të pazëvendësueshëm për Shqipërinë.

“Remitancat kanë pasur ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë e vendit, jo vetëm kanë ndikuar në uljen e varfërisë por kanë rritur standardin e jetesës për shumë familje shqiptare duke forcuar edhe sektorin e investimeve private. Dërgesat e diasporës janë në nivele të larta krahasuar me investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe mbeten një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të vendit. Në këtë rast, falenderoj komitetin e diasporës në mbarë botën për ndihmën e solidaritetin në fatkeqësinë që goditi vendin tonë në 26 nëntor”, u shpreh presidenti.

Leave a Reply

%d bloggers like this: