Home / Bota / Vrasjet – dyshim për terror të ekstremizmit të djathtë në Gjermani, 11 të vdekur e 4 të plagosur

Vrasjet – dyshim për terror të ekstremizmit të djathtë në Gjermani, 11 të vdekur e 4 të plagosur

11 të vdekur pas të shtënave në Gjermani, në qytetin Hanau. Prokuroria e Përgjithshme flet për dyshim terrorist me motive ekstremiste të djathta.

Hetimet për vrasjes në Hanau i ka marrë ndërkohë përsipër Prokuroria e Përgjithshme gjermane. Ministri i Brendshëm i landit të Hessenit, Peter Beuth, CDU tha të enjten, se “ai e kategorizon krimin si të dyshuar për dhunë terroriste”. Autori i vrasjeve është 43 vjeçar gjerman në Hanau, tha Beuth. “Të dhënat e para të vlerësuara nga homepage i tij flasin për motiv me bazë armiqësinë ndaj të huajve.” Ky person duket se ka vepruar vetëm. “Deri tani nuk ka të dhëna për autorë të tjerë.” Beuth e dënoi vrasjen si “sulm ndaj shoqërisë së lirë dhe paqësore.” Hetuesit janë të mendimit, se autori në fund ka vrarë veten dhe nënën 72 vjeçare. I dyshuari për vrasjet nuk ka qenë më parë në fokus të autoriteteve të sigurisë.”

11 të vdekur

Sipas njoftimeve të radios së landit Hesen, fillimisht u sulmua një shisha-bar në qytetin e Hanaut natën e së enjtes. Dëshmitarë okularë kanë thënë, se ka pasur disa të shtëna, pastaj autori apo autorët janë larguar me automjet. Në lagjen Kesselstadt është qëlluar sërish në një shisha-bar tjetër. Edhe këtu ka pasur disa viktima. Të enjten në mëngjes, policia bëri të ditur, se ka gjetur kufomën e autorit të dyshuar në apartamentin e tij në qytetin Hanau. Aty forcat speciale gjetën edhe një person tjetër të vdekur, më vonë u identifikua si nëna e autorit të vrasjeve. Gjithsej në Hanau humbën jeten 11 vetë, katër vetë janë plagosur.

Sipas informacioneve nga qarqet e sigurisë u gjet edhe një letër dhe video e autorit të dyshuar të vrasjeve. Dpa njoftoi fillimisht se, ka të dhëna për motivin e urrejtjes ndaj të huajve. Edhe gazeta “Bild” shkroi, se autori i dyshuar ka vepruar me motiv ekstremist të djathtë. Tek autori i vrasjeve bëhet fjalë për një gjerman që ka pasur të drejtën e armës për gjueti. Në automjetin e tij është gjetur edhe municion luftarak, raporton “Bild” bazuar në qarqet e policisë.

Deutschland Hanau | Schießerei & Tote, Angriff auf Shisha-Bars (Reuters/K. Pfaffenbach)

Tronditje në Gjermani

Kreu i bashkisë së Hanaut, Claus Kaminsky, CDU u shpreh i tronditur për dhunën në qytetin e tij. “Kjo ishte një natë e tmerrshme që do na preokupojë gjatë dhe do të qëndrojë gjatë si një kujtim pikëllues.” Kreu i bashkisë porositi që shkollat dhe disa kopshte në Hanau të mbeteshin të mbyllura ditën e enjte. Edhe deputetja e Bundestagut e zonës zgjedhore të Hanaut, Katja Leikert, CDU u shpreh e tronditur e bëri fjalë për një “skenar tmerri”. “Në këtë natë të tmerrshme, u dëshiroj familjeve të viktimave shumë forcë për të përballuar dhimbjen dhe shpreh ngushëllimin e thellë.”

Qeveria gjermane reagoi e tronditur pas dhunës në Hanau. “Mendimet tona janë këtë mëngjes tek njerëzit në Hanau, në qendër të të cilit u krye një krim i tmerrshëm”, shkroi zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert në twitter. “Ngushëllimet tona për familjet e prekura që vajtojnë për të afërmit e humbur”, shkruan Seibert.

Deutschland Hanau | Schießerei & Tote, Angriff auf Shisha-Bars (Getty Images/AFP/Y. Schreiber)

I tronditur u shpreh edhe presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel. “Humbja e pakuptimtë e jetëve të njerëzve është një tragjedi, pavarësisht ku ndodh ajo”, shkroi ai në twitter- “Pas sulmit të tmerrshëm jemi me mendje tek njerëzit në Hanau.”

Leave a Reply

%d bloggers like this: