Home / Politika / Marrëdhëniet Shqipëri-Rusi. Lavrov: “Traktati i miqësisë…” Rama: “Do ta shikoi dhe do t’iu dëshmoj që unë them çfarë bëj dhe bëj çfarë them”

Marrëdhëniet Shqipëri-Rusi. Lavrov: “Traktati i miqësisë…” Rama: “Do ta shikoi dhe do t’iu dëshmoj që unë them çfarë bëj dhe bëj çfarë them”

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Moska se “kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Rusinë nuk është sekret, është fakt që marrëdhëniet tona janë në një nivel mjaft të ulët. Megjithatë kjo mund të trajtohet, sepse sinqerisht nuk mendoj që Rusia është armik për askënd me të cilët ne jemi përkrah, ndonjëherë, është konkurrent kërcënues, por jo armik”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Federatës Ruse, Sergey Lavrov, Kryeministri Rama tha se “prandaj kemi shumë gjëra që mund t’i shohim pa pretenduar të ndryshojmë themelet dhe pa pretenduar që Rusia të ndryshojë gjërat e veta themelore”.

“Ne jemi të qartë për këtë, Rusia është e qartë për këtë. Sigurisht ne do të përpiqemi”, tha Rama.

Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse, Lavrov theksoi se “ne do të zhvillojmë marrëdhëniet sa më intensivisht që duhet, por është pala shqiptare që vendos t’i përgjigjet këtyre pyetjeve. Rama përmendi detyrimet që Shqipëria ka karshi NATO-s dhe SHBA-së, sidomos si aleate e tyre. Ne i dimë, i njohim qëllimet e Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe kuptojmë që është një realitet politik”.

“Megjithatë ka shumë shembuj dhe besoj se Shqipëria mund të jetë një prej këtyre shembujve ku detyrimet e ndalojnë krijimin e marrëdhënieve të mëtejshme qoftë edhe përfituese të ekonomisë, tregtisë që do të lejonin zhvillimin e kontakteve në fushën humanitare, kulturore e kështu me radhë. Këto marrëdhënie të mira nuk shikoj asnjë arsye të mos zhvillohen”, – shtoi Lavrov.

Kryeministri Rama u shpreh se “do ta shënoj në CV që kam korrigjuar një herë zotin Lavrov, nuk janë detyrime, është zgjedhje, ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj në NATO dhe BE, sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por se zgjedhim ta bëjmë, askush nuk na detyron. Zgjedhim ta bëjmë dhe jemi krenarë që i përkasim kësaj familje të madhe”.

“Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Rusinë nuk është sekret, është fakt që marrëdhëniet tona janë në një nivel mjaft të ulët. Më tha ambasadori rus para se të vija këtu se Shqipëria është vendi i vetëm në botë që nuk ka pasur një telefonatë mes Tiranës dhe Moskës qysh prej shumë vitesh, por m’a ha mendja që prej largimit të Stalinit, sepse kur iku Stalini ju lamë edhe ne, për t’i mbetur besnikë atij dhe ideologjisë së tij.
Kjo në fakt tregon gjithçka asnjë telefonatë lëre më vizita e takime”, – nënvizoi Rama.

Ministri Lavrov u shpreh se “kur bëhet fjalë për telefonatat, me gjasë ajo çfarë ju përmendët reflekton gjërat reale. Për sa i takon takimeve personale, në 2004 menjëherë sapo u emërova Kryeministër bëra një takim në Tiranë e më pas nënshkruam një traktat miqësie e bashkëpunimi me ministrin e Jashtëm të asaj kohe, nuk u ratifikua, se pala shqiptare e la mënjanë këtë dokument, por ekziston është gati dhe ne mund ta bëjmë efektiv në mënyrë që të kemi parime të qarta të marrëdhënieve tona. Megjithatë do të komunikojmë përgjatë këtij viti nëpërmjet telefonit dhe do të diskutojmë çështjet e OSBE-së, jemi të gatshëm për këtë”.

Duke iu përgjigjur ministri Lavrov, Rama tha se “në fakt telefonatat që thashë që nga Stalini nuk janë bërë, por do të bëhen me ju, do të vazhdojmë të komunikojmë.
Po, ka pasur një marrëveshje të nënshkruar midis jush dhe udhëheqësit të sotëm të opozitës, sepse ka qenë ministër i Jashtëm i asaj kohe. Por, duhet t’i mbetem parimit që diçka që është nënshkruar nga qeveria e mëparshme natyrisht nuk është se nuk duhet pranuar nga qeveria aktuale, kështu që kur të kthehem në vend do ta shikoj me kujdes dhe do t’iu dëshmoj që unë them çfarë bëj dhe bëj çfarë them”.

“Së fundi në radhë, por jo nga rëndësia, do të kemi raste të takohemi sërish me Ministrin dhe të vazhdojmë të lexojmë së brendshmi enciklopedinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, është një privilegj që jo të gjithë e kanë. Faleminderit për këtë!” – tha Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: