Home / Bota / Bilanc tragjik në Itali/ Shkon në 21 numri i viktimave, 821 të prekur nga koronavirusi

Bilanc tragjik në Itali/ Shkon në 21 numri i viktimave, 821 të prekur nga koronavirusi

ITALI- Ka shkuar në 21 numri i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Italinë fqinje. Lajmi është bërë i ditur nga Të dhënat e Mbrojtjes Civile, ku raportojnë se deri më tani 21 persona kanë humbur jetën ndërkohë që janë prekur 821 të tjerë.
Megjithatë nga ky bilanc tragjik ka edhe lajme të mirë, sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile në Itali nga ky virus vdekjeprurës kanë mundur të shërohen 46 persona.  Viktimat e fundit që humbën jetën nga koronavirusi në Itali, bëhet e ditur se janë dy mbi moshën 80 vjeç dhe një 77-vjeçar.
Rajoni me i prekur është Lombarida, ku janë të infektuar 531 persona, 235 prej të cilëve janë të shtruar në spital dhe janë nën kujdesin intensiv të mjekëve.  Ndërkohë ministri për Mirëqenien e rajonit Giulio Gallera në një konferencë për shtyp shtoi se ato nga 4835 të kontrolluar, 75% janë negativë, 11% pozitivë dhe 14% janë për tu vlerësuar.
“Synojmë të ruajmë masat e alarmit të kuq në zonë e prekura” tha më tej Këshilltari i Mirëqenies në Lombardi Giulio Gallera.

Leave a Reply

%d bloggers like this: