Home / Bota / Amerika / Joe Biden kryeson në votimet e së martës

Joe Biden kryeson në votimet e së martës

Gara për emërimin presidencial të Partisë Demokrate është konsoliduar nga një garë e më shumë se 20 kandidatëve ne një konkurrencë në thelb mes dy burrave pas rezultateve të mira të së martës për ish-nënpresidentin Joe Biden dhe senatorin nga Vermonit, Bernie Sanders.

Joe Biden fitoi në nëntë shtete, përfshirë edhe Teksasin, ku fitorja e tij ishte befasi meqë anketat e e hershme e nxirrnin zotin Sanders si kryesues. Ai doli shumë mirë gjithandej jugut duke fituar në Virgjinia, Karolinën e Jugut, në Alabama, Oklahoma, Tennessee dhe Arkansas sikurse edhe në Minnesota dhe Massachusetts.

Bernie Sanders fitoi në Kaliforni, në Kolorado, në Utah si dhe në Vermont.

Të mërkurën në mëngjes ende nuk ishte e qartë se cili mund të ketë fituar në Maine.

Më shumë se 1300 delegatë përcaktohen në votimet paraprake të Super të Martës, pra rreth një e treta e delegatëve që do të marrin pjesë në Konventën Kombëtare Demokrate që mbahet në verë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: