Home / Bota / SHBA – FMN: Reagim i koordinuar ndërkombëtar përballë COVID-19

SHBA – FMN: Reagim i koordinuar ndërkombëtar përballë COVID-19

Qeveritë duhet të kenë një reagim të koordinuar ndërkombëtar për të zvogëluar ndikimin ekonomik të epidemisë së koronavirusit, tha sot kryekonomistja e FMN-së, Gita Gopinath, duke u bërë thirrje atyre që të marrin masa buxhetore, monetare dhe financiare me rëndësi.

“Është e rëndësishme të mbështetet ekonomia gjatë epidemisë, në mënyrë që të ruhet i paprekur rrjeti i marrëdhënieve ekonomike dhe financiare midis punonjësve dhe kompanive, huazuesve dhe huamarrësve, furnitorëve dhe përdoruesve të fundit, për të mundësuar një rifillim kur epidemia të reduktohet”, theksoi ajo.

Për të ndihmuar familjet dhe bizneset e prekura, Gopinath rekomandon ndihmë të drejtpërdrejtë, si edhe zbritje të taksave.

Leave a Reply

%d bloggers like this: