Home / roze / Anulohen koncertet/ Yjet e muzikës ndërpresin turnetë në botë

Anulohen koncertet/ Yjet e muzikës ndërpresin turnetë në botë

Yjet e popit, Miley Cyrus dhe Madona, si edhe grupi i rokut Pearl Jam, kanë anuluar koncertet ndërsa pasojat e koronavirusit po godasin edhe muzikën live.
Cyrus ka anuluar një udhëtim në Australi, ku duhej të merrte pjesë në një koncert bamirësie fondet e të cilit do të shkonin për luftën ndaj zjarreve. Ndërkohë, dy koncerte të Madonës në Paris u anuluan pasi autoritetet franceze ndaluan tubimet e mëdha.
Ndërsa Pearl Jam, ka shtyrë turin e tij në SHBA dhe Kanada duke thënë se rreziku është shumë i lartë për tu ndërmarrë.
Ndërkohë, sipas raporteve, edhe festivali i muzikës Coachella, në Kaliforni, do të shtyhet për në tetor. Festivali i profilit më të lartë në SHBA, duhej të mbahej në prill.
Ndërkohë që koronavirusi ka bërë që edhe koncerti i këngëtarit të njohur latin, Maluma, që do të mbahej në tiranë më 14 mars, ditën e verës, të shtyhet për në qershor.

Leave a Reply

%d bloggers like this: