Home / Politika / Meta mesazh ngushëllues/ Tërmeti 5.4 shkallë të Rihter goditi Kroacinë, humb jetën një 15-vjeçar, dëmtohet Katedralja e famshme

Meta mesazh ngushëllues/ Tërmeti 5.4 shkallë të Rihter goditi Kroacinë, humb jetën një 15-vjeçar, dëmtohet Katedralja e famshme

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 shkallë të Rihter me thellësi 10 kilometra, ka goditur në Kasina 7 kilometra në veri të Zagrebit të dielën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme të ndërtesave, veturave si dhe daljen e njerëzve në rrugë nga paniku i madh qe u shoqërua edhe me pas goditje, ndonëse në përmasa më të vogla, me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter.Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka postuar një mesazh ngushëllues në Facebook. “Mendimet tona janë me popullin kroat, në veçanti me të prekurit e të plagosurit nga tërmeti dhe familjarët e tyre, të cilëve ju uroj shërim të shpejtë! Në këto momente tepër të vështira për Kroacinë mike, që po përballet edhe me pandeminë COVID 19, shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen tonë”

Autoritetet njoftuan se një fëmijë ka pësuar lëndime në kokë pas shembjes së një pullazi derisa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në disa lokacione.

“Ka zgjatur më shumë se 10 sekonda. Deri më tash, më i fuqishmi që kam përjetuar”, tha një dëshmitare, raporton Reuters. Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinovic, bëri thirrje që njerëzit në rrugë të mbajnë distancën për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

Sipas mediave kroate është dëmtua edhe spitali Rebro dhe u raportuan disa vatra zjarri, por fatmirësisht pa pasoja tragjike. Dëme ka konsiderueshme ka pasur edhe një nga katedralet më të famshme në Zagreb. Tërmeti u ndje edhe në Bosnje Hercegovinë, Hungari, Sloveni dhe Austri dhe sipas mediave është ndër më të fuqishmit që është ndjerë ndonjë herë në vend.

Leave a Reply

%d bloggers like this: