Home / Politika / Reuters: BE mund të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimi javën që vjen. Holanda e Franca kanë zbutur qendrimet

Reuters: BE mund të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimi javën që vjen. Holanda e Franca kanë zbutur qendrimet

Agjencia e lajmeve “Reuters” jep një lajm pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa i perket hapjes se negociatave me Bashkimi Europian.

Në bazë të një draft vendimi që ka siguruar Reuters, i cili është miratuar në mënyrë unanime nga 27 vendet e bllokut, raportohet se BE do të nisë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Me sa duket dy skeptiket, Holanda e Franca kanë zbutur qendrimet e tyre.

“Shpresat e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE janë thyer disa herë vitet e fundit për shkak të skepticizmit të Francës dhe Holandës, lidhur me arritjet e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe qëndrimit në shinat e demokracisë.

Por Parisi zyrtar dhe Haga kanë lehtësuar në javët e fundit kundërshtimet e tyre dhe çështja e zgjerimit për këto dy vende u rikthye në vëmendje edhe pse Europa është goditur rëndë nga epidemia e koronavirusit.

Greqia ende nuk i është bashkuar vendimit të vendeve të bllokut, i cili kërkon unanimitetin e të gjithë anëtarëve, por burime diplomatike bëjnë me dije se Athina zyrtare e ka dhënë miratimin e saj pasi në draft u përfshinë dhe kërkesat për minoritetin në Shqipëri.

Sipas burimeve nëse asnjë vend nuk ka kundërshti, vendimi pritet të miratohet në mesin e javës”, thuhet ne shkrim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: