Home / Kosova / Mustafa: Nuk do t’i tërheqë ministrat e LDK-së nga Qeveria, Kurti të vendosë nëse do të punoj me ta apo jo

Mustafa: Nuk do t’i tërheqë ministrat e LDK-së nga Qeveria, Kurti të vendosë nëse do të punoj me ta apo jo

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ai nuk do t’i tërheqë ministrat e zëvendësministrat e partisë së tij nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.
Ai tha se megjithëse koalicioni ka rënë mbrëmë, i mbetet kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit që të vendosë nëse do të punoj me ata në kohën e pandemisë.
Këtë Mustafa e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se derisa të zgjidhet qeveria tjetër, i mbetet Kurtit të vendos se si të veproj, të punoj me ministrat apo t’i liroj, siç bëri me zëvendëskryeministrin Hoti.
“Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje. Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate!”, shkruan Mustafa.

Leave a Reply

%d bloggers like this: