Home / Kosova / Kosovë/ Të shtunën seanca për votimin e qeverisë, LDK ka siguruar votat

Kosovë/ Të shtunën seanca për votimin e qeverisë, LDK ka siguruar votat

Të shtunën në orën 13:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë të kryesuar nga LDK-ja.
Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi tha se i kanë numrat për votimin e qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

“Para orës 16:00 kam dorëzuar në emër të LDK-së dhe deputeteve përkrahës kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për ditën e shtune, ora 13:00. Pikë e rendit ditës do të jetë zgjedhje e qeverisë së Kosovës”, tha ai.

Në një konferencë për media, Gashi tha se kanë siguruar më shumë se 61 vota për të votuar qeverinë.

“I kemi, kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është bërë me 61 nënshkrime. Më shumë i kemi por kërkesa është bërë me 61 nënshkrime për seancë”, tha ai.

I pyetur për dërgimin e dekretit për mandatar nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjykatën Kushtetuese, Gashi tha se është e drejtë e saj për gjitha veprimet që i ndërmerre.

“Është e drejtë e LVV-së që të ndërmarrë veprimet e veta”, tha ai.

Gjatë ditës, presidenti Hashim Thaçi dekretoi mandatarin për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti

Leave a Reply

%d bloggers like this: