Home / Nga Facebook / “Paria e Kosovës” nuk eshtë ne rregull !

“Paria e Kosovës” nuk eshtë ne rregull !

Musa Kurtulaj

  • Kosovës i duhen njerëz qe i njeh dikush dhe jo njerëz qe janë askush. Behgjet Pacolli eshte dikushi, askushi jane te tjeret e “parise…”

“Paria e Kosovës” ka disa kohe qe nuk është ne rregull ! 24 orët e fundit është mbërthyer ne gafën e radhës, gjetjen e ish-ministrit te jashtëm, biznesmenit te mirënjohur, Behgjet Pacolli. Pasa një muaj karantine ne Zvicër, Pacolli njoftoi dy dite me pare se nuk e lejonin te ulej ne aeroportin e Prishtinës, nëse ai nuk pranonte te karantinohej edhe dy jave te tjera ! Mediat kosovare, fjale për fjale shkruan se “Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeqla, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi, ka kaluar kufirin për në Shqipëri para orës 18:00, ndërsa është kthyer në orën 19:20. Presidenti ishte ulur në ulësen e parë. Policia për shkak të xhamave, nuk ka mund të dallojë a ka edhe persona të tjerë ulur prapa. Tash është konfirmuar se protokolli i shtetit përkundër dispozitave ligjore nuk është njoftuar për vizitën e Presidentit”. Vazhdojnë serish mediat te shkruajnë se ushtruesi i detyrës se ministrit te brendshëm ka deklaruar se :“I kërkojmë z. Pacollit të përgjigjet dhe të tregoj se ku është. Nëse ai shfaqet në publik në një moment të caktuar policia do të ndërmarrë masa në bazë të legjislacionit në fuqi”. Sot ne dreke, Behgjet Pacolli njoftoi se ndodhej ne Shqipëri dhe po koordinonte projektin e ndërtimit te shtëpive te reja ne Thumane, premtim ky i ka bere Shtetit Ame pas tërmetit te 26 nëntorit ! Kjo mënyrë sjelljeje ndaj Behgjet Pacollit është një tjetër skandal i freskët i qeveritareve ne Kosove, me mire te themi i “Parisë se Kosovës” ! Behgjet Pacolli nuk është njeri i rëndomtë, por personalitet i mirënjohur ne qarqet ndërkombëtare te biznesit dhe politikes ! Kaq gjë akoma nuk e dine ne Kosove ?! Nuk ja merr mendja “Parisë se Kosovës” se nuk e ka luksin te tallen me njerëz si Behgjet Pacolli, reputacioni i te cilit me shume se i te gjithëve atyre bashke ka kredenciale te admirueshme ne EUROPE dhe SHBA ! Nuk e kupton kaq gjë “Paria e Kosovës” !!!!! TURP , TURP, TURP ! Kosovës i duhen njerëz qe i njeh dikush dhe jo njerëz qe janë askush !

Leave a Reply

%d bloggers like this: