Bota

Mbi 3,5 milionë të diagnostikuar me COVID-19 në mbarë botën, ja vendet me mbi 10 mijë të infektuar

Gjithsej 3.500.379 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë. Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën 3,5 milionë.

Gjithsej 3.500.379 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 1.160.840 pacientë deri më tani, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 245.567 raste, Italia me 209.328, Britania me 182.260, Franca me 168.396, Gjermania me 164.967, Rusia me 134.687, Turqia me 124.375, Irani me 97.424 dhe Brazili me 97.100 raste.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 82.877 raste.

Vendet e tjera me mbi 10 mijë të infektuar janë si në vijim:

“Kanadaja (56.714), Belgjika (49.906), Peruja (42.534), Holanda (40.236), India (39.980), Zvicra (29.817), Ekuadori (27.464), Arabia Saudite (25.459), Portugalia (25.190), Meksika (22.088) ), Suedia (22.082), Irlanda (21.176), Pakistani (19.103), Kili (18.435), Singapori (18.205), Izraeli (16.193), Bjellorusia (15.828), Austria (15.558), Japonia (15.283), Katari (14.872), Emiratet e Bashkuara Arabe (13.599), Polonia (13.375), Rumania (12.732), Ukraina (11.913), Indonezia (10.843) dhe Koreja e Jugut (10.793)”.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e 245.038 njerëzve deri më tani, ndërsa 1.128.298 njerëz janë shëruar. Ndërkaq, aktualisht ka rreth 2,1 milionë raste aktive që presin shërimin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button