Home / Bota / Trondit eksperti i OBSH, flet për katastrofë nga COVID-19: Kemi rrugë shumë, shumë të gjatë për ta vënë nën kontroll

Trondit eksperti i OBSH, flet për katastrofë nga COVID-19: Kemi rrugë shumë, shumë të gjatë për ta vënë nën kontroll

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar disa here vendet të bëjnë kujdes me lehtësimin e masave kundër koronavirusit, duke theksuar se vijon rreziku i madh nga ky virus.

Lidhur me këtë, teksa pjesa më e madhe e vendeve tashmë kanë lehtësuar masat, drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave të OBSH-së, Dr. Mike Ryan, bën një deklaratë bombastike.

“Kjo është ajo nga e cila ne të gjithë kemi frikë, është një rreth vicioz i katastrofës shëndetësore i ndjekur nga katastrofa ekonomike”, u shpreh Dr. Mike Ryan.

Në një konferencë për shtyp në selinë e organizatës në Gjenevë të mërkurën ai bëri thirrje shteteve:

“Nëse rihapni ekonominë dhe lëvizjen e lirë kur keni një shkalle të lartë të transmetimit të virusit, atëherë ai transmetim mund të përshpejtohet.”

Është një “ekuacion fals” e nuk ka zgjedhje mes ekonomisë dhe shëndetit publik, shtoi ai.

“Gjëja më e keqe që mund të ndodhë, ekonomikisht, është që një vend të rihapet dhe më pas duhet të izolohet përsëri për t’iu përgjigjur përballjes me rishpërthimin e virusit”, tha Ryan.

Bota ka një “rrugë shumë shumë të gjatë” për ta vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit, përkundër hapave të paracaktuar në shumë vende për rifillimin e jetës normale, paralajmëroi eksperti i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit.

Dr Mike Ryan tha se rreziqet nga COVID-19, mbeten ende të larta në “nivele kombëtare, rajonale dhe globale”.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: