Home / Opinion / Na ishte njehere nje teater!…

Na ishte njehere nje teater!…

Petro Dhimitri, Gazetar

Sheme Bilbili ishte vjershėtor i njohur i atyre anėve. I bėnte njerėzit edhe pėr tė qeshur. Jo rrallė i fuste nė ca mendime bashkėfshatarėt qė s’dinin ē’tė thoshnin, ka apo nuk ka tė drejtė bilbili i maleve tona. Po ai kishte njė zakon apo quaje ves qė para se tė shkruante me molidhe fjalėt e bejteve dhe shakarave, i mendonte mirė e mirė. Qė tė mos e bezdiste Nuria me kėrkesat pėr t’i ēuar ca dru pėr vatrėn apo ta ēonte nė mulli, ia mbante nga bregu i lisave dhe ulej mbi njė gur tė madh. Mendonte, mendonte. Mbyllte edhe sytė nganjėherė pėr t’i patur ngjarjet sa mė tė qarta e jo tė turbullta siē i faniteshin nė ėndėrra. Do ti qė kur Nuria ndėrroi jetė dhe mbeti fillikat midis malesh, i biri, Iliri i bėri konak nė shtėpinė e tij nė Tiranė. Ngushtė e pa veten, po gjene frymėzimi nuk e kishte lėnė. Dilte andaj nga liqeni, ulej te ndonjė stol dhe llafoste edhe me veten. Kur dėgjoi se ishte bėrė  njė gjemė andej nga qendra  vajti  vrap e nė shtėpi.U ngul para televizorit tėrė ditėn e lume, e shkoqiti mirė e mirė zallahinė dhe me stilolaps, jo mė me molidhe, shkruajti.

                           NUK KEMI PARA, TA NDĖRTOJNĖ FĖMIJĖT TANĖ…
          Nuk e di si e kishte njohur, po ishte bėrė mik me nje  vendali me emrin Islam,  qė e thėrrisnin Lom. Pinin kafe, bisedonin, i tregonin njeri tjetrit qyfyre dhe bejtet qė shkruanin..
          – Qė ta dish ti, o Sheme, vėllai, ai sherr dhe ajo zallahi qė je duke mė pyet osht shumė e vjetėr. Djali mė pati thonė se shoku Manush Myftiu, si i thoshim acėhere, kishte shkuar te teatri tė fliste me aktorėt. Desh me ditė Partia se ē’ere kėrkojshin ata. Aso kohe i thojshin takim gju n’gju me popllin. Kishte dėgjuar qetė, qetė drejtorin e masanej u tha burrave, po dhe ēunave e gocave, se aktorėt nuk i kishin lindur nonat nė njė ditė.
          – Tashti e keni rradhėn juve. Partia do me dėgju zėrin e  masave
           Bukur, vallahi. Njeni e falnderoi qė kishte ardhur t’i takonte, tjetri i tha,
           – Shoku Manush ne falemineres Partisė pėr ē’ėshtė duke ba pėr ndėrtimin e Shqipnisė dhe sa kujdes tė madh tregon pėr artin.Po, si po e shikoni ju vetė, teatri osht shumė i ftohtė nė dimėr dhe shumė i nxehtė nė verė. Skenėn, edhe pse e zmadhuem, na duket pak e vogėl. Osht ndėrtesė e konsumueme. I lutemi Partisė, po pati mundėsi ,tė na  ndėrtojė njė teatėr tė ri.
             Kaq tha aktori dhe u ul. Veshėt i qenė skuqur. Shoku Manush, hoqi gjyzylykėt, lujti pak qepallat e syve, si e kishte zakon, dhe i tha.
             – Mirė e keni, shoku aktor. E shikoj osht pak si ftohėt,po tani Partia nuk ka aq pare me  ndėrtue njė teatėr. Atė le ta bojnė fėmijėt tanė.
              Tė gjithė heshtėn. Nuk u erdhi mirė, po asnjeni nuk bėzani, se ato punė i dinte mė mirė Partia. Le qė po tė hapje gojėn, kushedi si kishte pėr tė vajtur ajo mesele.
                       IMAGJINARE…
               Faik tiranasi nuk mbeti rob i  bisedės sė shokut Manush me aktorėt. Ai mendoi se Manushi  jo vetėm  si anėtar i Byrosė Politike, po edhe si zėvėndėskryeministėr, do t’ia kishte thėnė Enverit punėn e teatrit. Tė dy ishin njerėzit qė e dinin mė mirė se tė gjithė  sa para kishte arka e shtetit dhe sa mundėsi kishte Partia. Po kjo nuk e ndaloi qė me imagjinatėn e tij krijuese tė hidhte nė letėr gjoja takimin imagjinar tė Enver Hoxhės me aktorėt.
                Ty, Sheme, vėllai, qė nuk po flet hiē, po ta kallzoj si sekret. Me radaken time  sajova nė kėtė letėr se ē’do tė kishte ndodhė sikur Enveri tė shkonte nė Teatėr.
Kishte me i falenderue, kishte me u thanė se kemi aktore tė talentuara qė e lėnė nė bisht dhe brixhid Bardonė e Francės.” Po Sandėr prosi si ju duket? Ai osht i madh. Edhe Robert Ndrenika qė nuk e kan bo Artist tė Merituar se kishte vėllanė tė arratisun, asht aktor i talentu. Tjetėr vėllai dhe tjetėr Roberti! ”Ashtu fliste kur i leverdiste. Njė komshiut tim nuk i dhanė triskėn e Frontit se djali i dajės sė gruas sė tij kishte dasht me u arratis.E hoqėn edhe nga puna.  E ēuan punėtor me lopatė te ndėrmarrja Rruga-Ura. Pėr mos me e zgjat si shumė, kam shkru se kur shoku Enver u premtoi se do ta ndėrtonin teatrin e ri qė kėrkonin, shpėrthyn duartrokitje. Salla oshėtini. ”Parti, Enver, jemi gadi kurdoherė!”. Njė aktore u ngrit dhe i tha”Marrē jetė nga ditėt tona!”. Tė gjithė u lumturuan. I regjistruan mirė nė tru fjalėt e Enverit se kėtė teatėr e ndėrtuan pushtuesit italianė pėr qėllimet e tyre. E bėnė me pllaka tallashi qė quhen pupulit. 25 vjet e kishte jetėn, po Partia u kujdes dhe e ka mirėmbajtur pėr bukuri. Ama tani ka ardhur koha tė ndėrtojmė teatrin tonė” E beson ti, se aktorėt atė natė nuk fjetėn  nga gėzimi. Tė shkretat gra se ē’hoqėn!
       Shemja qeshi dhe i tha mikut, lėri gratė nė punė tė vet, or, Faik, po ai iu gjegj” Dojsha me t’thanė se sa u lumturun. Kaq.”
                              PO BĖNI NJĖ KRIM…
        Per xha Shemen tablloja ishte e qartė. Nuk kishte nevojė tė mbyllte sytė. Ia hapi mirė televizori. Teatri duke u shėmbur. Sheshi mbushur me policė, disa aktorė, popull. E regjistroi edhe si plasi sherri. Civilat sulmo, policėt mbrohu. Policėt sulmo, njerėzit gjakosur dhe tėrhequr zvarrė. Opa, edhe gazi lotsjellės! Burra, gra, djem futur nė makinat e policisė…
        ” More, ē’bėhet kėshtu- pyeti Shemja njė meso grua. Nuk janė aktorėt  ata qė i kėrkuan shokut Manush pėr tė ndėrtuar njė teatėr tė ri?! Akoma do t’u bėjmė temena pllakave tė tallashit!”
         – Ohu, atėhere ishte kohė tjetėr, kishim frikė tė flisnim. Tė fuste nė burg ai. E ke harruar kėtė, apo t’i xhaxho nuk ke jetuar nė Shqipėri!
           -Po, po kėtu kam qenė.
           – Atėhere qenke i tė gjatit, i kriminelit.
           Shemja nuk iu gjegj. U largua pak. Mezi priti tė nesėrmen, se mos nga  Lomi do tė mėsonte mė shumė. Dhe mėsoi.
            – Nuk ėshtė punė se po prishet njė kotec, o Sheme vėllai. Ka hy politika nė kėt mes. Ata qė nuk i votoi populli, dun me marrė pushtetin me zorr, jo me vota. E di qė sall njė vit ka met pėr zgjedhjet, po nuk presin dot. T’i e di mirė qė unė nuk i shikoj dot me sy komunistat dhe socialistat, po jo me u gjakos pėr njė godinė qė e ka hongėr ēajrin e vet. Dro kanė frikė se prap populli nuk do t’ja japi votėn, prandaj kanė kaq kohė qė bėjnė gam-gum si qentė. Djali mė tha se po ēirren edhe njerėz qė nuk kanė hy ndonjė herė pėr tė parė ēfaqje nė teatėr.
             – Mirė e ke ti, o Lom, po Presidenti Ilir Meta e ka quajtur krim.
             – Ej, o Sheme, vėllai, nuk i kanė pas thanė kot se politika asht kurvė. Ti nuk e di, po kur Iliri ishte kryeministėr dhe i gjati ministėr i kulturės, u tha se do tė ndėrtohej teatri i ri. Demokratikja bėri aq zhurmė sa nuk mė harrohet. Donin tė hynin edhe nė grevė urie. Ishte ky Ilir qė nga televizori, e kam parė me kėto dy sytė e ballit dhe e kam dėgjuar me veshėt e mij, qė  tha se sikur e gjithė Shqipėria tė futet nė grevė urije, teatri do tė ndėrtohet. Pra, krakatina e vjetėr do tė prishej qė macėhere. Mė duket se ajo punė u la pėr punė paresh…
              – Mirė e ke, o Lom tironsi, politikanėt hahen si qentė. Jo vetėm te ne, qė jemi larg botės sė madhe, po edhe nė Amerikė i njėjti avaz. E ke parė ē’i punojnė Trampit demokratėt, sa desh nuk e nxorrėn krejt spiun tė rusėve.?
               – Mos e luj ma, po do zoti i madh qė osht nė qiell  tė ndėrtohet njė teatėr i madh, i bukur ashtu si stadjumi. Edhe pėr atė ēfarė nuk thanė! Tė paftyrėt tani nuk bėzajnė mė. Osht stadiumi mė i mirė i Ballkanit. Anglezėt thanė se Shqipėria tani ka tani Wemblin e vet.

Leave a Reply

%d bloggers like this: