Home / Politika / Tejkalimi i qëndrimit në Greqi për shkak të COVID-19/ Rama: Në rast mosanulimi të gjobave për shqiptarët nga autoritetet greke, i rimbursojmë 100%

Tejkalimi i qëndrimit në Greqi për shkak të COVID-19/ Rama: Në rast mosanulimi të gjobave për shqiptarët nga autoritetet greke, i rimbursojmë 100%

Autoritetet greke do të rishikojnë të gjitha gjobat e vendosura gjatë kohës së pandemisë COVID-19 në ngarkim të shqiptarëve që u penalizuan nga pamundësia për të lëvizur për shkak të mbylljes së kufirit.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot një lajm me rëndësi. “Zyra ime ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke, pas lajmit të bërë publik të gjobitjes së disa shtetasve shqiptarë që kanë tejkaluar afatin 90-ditor të qëndrimit në Greqi gjatë muajve të fundit. Autoritetet greke do të rishikojnë të gjitha gjobat e vendosura, ndërkohë kanë siguruar se në kohëzgjatjen e pandemisë vendosja e gjobave do të ndodhë vetëm në rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situatën e krijuar nga COVID-19”, – theksoi Rama.

“Unë i siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë të cilëve autoritetet greke nuk do t’ua anulojnë gjobën, se do të rimbursohen në masën 100% nga qeveria e Republikës së Shqipërisë”, – tha Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: