Home / Kosova / Bildt: Anulimi i vizitës nga kryeministri Hoti, fundi i takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë

Bildt: Anulimi i vizitës nga kryeministri Hoti, fundi i takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë

Bashkëkryesuesi i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme, Carl Bildt, ka reaguar pas lajmit për anulimin e vizitës së kryeministrit Avdullah Hoti në Washington.

Bildt ka rishpërndarë postimin e kryeministrit Hoti për anulimin e vizitës në kryeqytetin amerikan, duke shkruar se ky është fundi i takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë.

“Ky është fundi i takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar Bildt.

Shefi i Qeverisë ka njoftuar se ka informuar Emisarin Special, Richard Grenell, për anulimin e vizitës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: