Home / Politika / Shuhet nëna e Edi Ramës, kryeministri jep mesazhin rrëqethës: Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë!

Shuhet nëna e Edi Ramës, kryeministri jep mesazhin rrëqethës: Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë!

Kryeministri Edi Rama ka humbur njeriun e tij më të shtrenjtë, të ëmën Aneta Rama.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë kryeministri, përmes një mesazhi rrëqethës në “Facebook”, ku shkruan se ajo ishte drita dhe guri këndor i shtëpisë.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne, se sa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, shkruan Rama.

Familja Rama mesazh miqve e të afërmve: Ju lutemi të na mirëkuptoni për…

Pak orë pas ndarjes nga jeta të nënës së tyre, Aneta Rama, në moshën 82-vjeçare, familja Rama iu drejtohet me një mesazh të gjithë miqve, të afërmve dhe familjarëve.

Kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij, Olsi, i falënderojnë të gjithë për mesazhet prekëse, ndërsa kërkojnë mirëkuptimin e tyre “për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit”.

Mesazhi i Edi dhe Olsi Rames

Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit. I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë.

Edi dhe Olsi Rama

Leave a Reply

%d bloggers like this: