Politika

Kryemadhi: Kemi ende 6 muaj kohë për të përcaktuar zonat, nuk jam zëdhënëse e PD-së

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh mbrëmjen e sotme se partia që ajo drejton ka ende 6 muaj kohë për të përcaktuar zonat e kandidimit në zgjedhjet e 25 prillit. E pyetur nëse në Durrës kandidon Lulzim Basha, a do të kandidojë edhe ajo, Kryemadhi tha se, “nëse Basha zgjedh të kandidojë në Durrës atëherë unë nuk kandidoj aty”. ”

“Kemi edhe 6 muaj për të përcaktuar zonat”, u shpreh Kryemadhi.

“Vendimin përfundimtar për listat e deputetëve”, tha Kryemadhi, “do ta japin strukturat e partisë, pasi deri në nëntor LSI do të zhvillojë zgjedhjet e brendshme ku do të përcaktojë dhe kriteret për kandidatët për deputetë”.

Kryemadhi nuk pranoi të komentojë deklaratat e zyrtarëve të Partisë Demokratike duke ftuar panelin e gazetarëve të pyesin vetë ata. “Nuk komentoj statuset në Facebook të të gjithë atyre që merren me politikë. Nuk jam zëdhënëse e PD”, u shpreh Kryemadhi.

“S’kam ardhur si kryetare e opozitës këtu. Kryetar i opozitës është z. Basha që përfaqëson të gjithë frontin opozitar. Unë këtu kam ardhur si kryetare e LSI. Marr përsipër të flas në emër të opozitës sa i përket Këshillit Politik, s ai përket aksionit politik të opozitës. Nuk ka më deklarata politike, por tashmë aksioni i opozitës është të dalë në terren”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi sot se LSI do të arrijë të dalë forcë e dytë politike në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Sa i përket takimit me Presidentin Ilir Meta Kryemadhi,  tha se kishte shkuar për ta takuar bashkëshortin e saj, në mënyrë që të jepte datë e saj për zgjedhjet parlamentare.

“U vendos data, prandaj shkova. Unë bashkëshort e kam Ilir Metën. Por besoj se do të jetë takimi i fundit pasi në të ardhmen do na përfaqësojë zoti Basha në takimet për qeverinë e ardhshme,“ tha Kryemadhi.

Kryemadhi u ndal edhe tek çështja e detit duke theksuar se nuk ka marrëveshje për detin me Greqinë, pasi sipas saj, marrëveshje të tilla zgjasin e nuk zgjidhen brenda një kohe të shkurtër. “Marrëveshjet e detit nuk zgjidhen kaq shpejt. Kanë vite të tëra negocimi vendet e tjera për të zgjidhur marrëveshje për detin”, tha Kryemadhi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button