Home / Bota / Aliyev: Luftojmë derisa ushtria armene të largohet nga tokat tona

Aliyev: Luftojmë derisa ushtria armene të largohet nga tokat tona

Luftimet atje kanë hyrë në ditën e katërt.

“Ne kemi vetëm një kusht: forcat e armatosura armene duhet t’i lënë pa kushte, plotësisht dhe menjëherë tokat tona”, tha Aliyev.

Më shumë se 100 njerëz janë raportuar të vrarë në luftimet më të rënda në vitet e fundit mbi rajonin e Nagorno Karabakut.

Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, ai qeveriset nga armenët etnikë.

Dy republikat sovjetike kanë zhvilluar një luftë për territorin më 1988-1994.

Është e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit dhe ka shqetësime se fuqitë ndërkombëtare mund të tërhiqen në konflikt.

Të mërkurën, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se është “jashtëzakonisht i shqetësuar nga mesazhet luftarake” që vijnë nga Turqia – një aleate e Azerbajxhanit.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, e akuzoi Macronin për mbështetje të okupimit.

Turqia ka thënë se është “plotësisht e gatshme” ta ndihmojë Azerbajxhanin në rikthimin e enklavës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: