Politika

Prodi në Tiranë: Shqipëria dhe Italia duhet të bëjnë bashkëpunim strategjik në fushën ekonomike

prodiNdërsa ish-Kryeminsitri italian, Prodi, duke folur në konferencën e sotme “Itali Shqipëri, një partneritet evropian”, në kuadër të Presidencës italiane të BE, u shpreh se, mes Italisë dhe Shqipërisë, lidhja është shumë e fortë.
“Për mua qe një surprizë e bukur të shihja sesi ky vend pas 4 vitesh ka ndryshuar gjithçka dhe kanë qenë vite krize. Ky vend është i drejtuar drejt rrugës e duhur dhe uroj që kjo rrugë të vazhdojë. Uroj që Italia dhe Shqipëria të vazhdojnë në këtë drejtim”, tha Prodi.
Prodi u shpreh se duhen bërë bashkëpunime strategjike ekonomike mes dy vendeve. “Nuk kemi bërë ende asnjë bashkëpunim strategjik ekonomik. Kjo duhet bërë për çdo sektor të vecantë. Kemi absolutisht fuqi për ta bërë këtë përmes sipërmarrësve italianë ,por edhe ato që janë në Shqipëri. Për Italinë, Shqipëria duhet të jetë ura drejt Ballkanit. Sot duhet të fillojë një strategji afat-gjatë që duhet të bashkojë këto procese”, tha Prodi.
Kjo e sotmja, vijoi ai, “është një nismë në një moment kur nga njëra anë thuhet që duhet bashkëpunim evropian, por më pas nuk vijohet me nisma të përbashkëta evropiane. Rëndësi ka të krijojmë një strategji në këtë drejtin. Në takimin e sotëm shoh hapin e parë në këtë drejtim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button