Home / Kosova / Kosovë, paneli zgjedhor nuk i certifikon kandidatët që “nuk përmbushin kushtet ligjore”

Kosovë, paneli zgjedhor nuk i certifikon kandidatët që “nuk përmbushin kushtet ligjore”

Paneli gjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i Kosovës ka vendosur rreth të gjitha apeleve të paraqitura nga subjektet politike ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mos certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë.

PZAP ka vendosur pjesërisht pro apeleve të partive politike për certifikim të listës së kandidatëve për deputetë, duke u lejuar që të certifikohen vetëm kandidatëve që i plotësojnë kushtet ligjore sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), si dhe duke lënë jashtë kandidatët e dënuar nga organet e drejtësisë me aktgjykim të prerë në tri vitet e fundit.

Në listën e atyre që nuk i ka certifikuar PZAP është edhe kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti. Ndërsa pos tij, nga Vetëvendosje nuk janë certifikuar edhe Albulena Haxhiut, Liburn Aliut, Bajram Mavriqit dhe Labinotë Demi-Murtezit, të cilët po ashtu u pamundësohet zëvendësimi me kandidatë të tjerë në listë.

Vendim të ngjashëm PZAP ka marrë edhe për për Nismën Socialdemokrate, duke u certifikuar subjekti politik por pa emrat e kandidatëve Vesel Krasniqi, Besnik Berisha, Filloreta Bytyçi, Valentina Alijaj, Xhafer Berisha, Aziz Thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Ardian Nokaj, të cilët po ashtu nuk mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë.

PZAP nuk ka publikuar ende vendimin për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila gjatë ditës u shpreh se i ka zëvendësuar tre kandidatët me probleme me ligjin.

Ndaj këtyre vendimeve të PZAP-it, palët mund të parashtrojnë ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës në afat prej 24 orëve nga momenti i pranimit të vendimit të PZAP-it.

Ndërsa afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre ankesave nga Gjykata Supreme e Kosovës është 72 orë nga momenti i dorëzimit të këtyre ankesave nga palët në Gjykatën Supreme të Kosovës. Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës janë përfundimtare dhe të zbatueshme për të gjitha palët.

Ndryshe, me 22 janar anëtarët e KQZ-së me votë vendosën që subjektet politike Vetëvendosje (VV), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate të mos certifikoheshin për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të parakohshme të 14 shkurtit.

Kjo për arsye se KQZ partitë e lartpërmendura nuk i kishin zëvendësuar kandidatët për të cilët Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) kishte thënë se nuk janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, saktësisht pikën “q” të këtij neni i cili ua ndalon kandidimin personave të dënuar nga gjykatat në tri vitet e fundit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: