Home / Arte / Rita Ora shkakton sërish trazira, kësaj radhe në Australi

Rita Ora shkakton sërish trazira, kësaj radhe në Australi

Qeveria Australiane ka pranuar kritika të shumta për faktin se e ka lejuar hyrje e Rita Orës në këtë kontinent, pavarësisht mbylljes së kufijve të shtetit.
Ora e cila do të marrë pjesë në shoun muzikor “The Voice Australia”, si anëtare e jurisë, aktualisht është duke i kaluar 14 ditët e obligueshme në karantinë, në një hotel luksoz të Sidnejit.

Sidoqoftë, anëtarët e opozitës nga Partia e Punës e kanë kritikuar ashpër vendimin e Qeverisë, për ta lejuar Rita Orën të hyjë në këtë shtet, derisa shumë qytetarë australianë ende po e kanë problem të kthehen në vendlindje.

Besohet se këngëtarja me prejardhje kosovare, ka udhëtuar drejt Australisë e shoqëruar me një ekip të madh njerëzish.

Për “The Guardian”, Kristina Kenneally, zëdhënëse e punëve të brendshme për opozitën, citohet të ketë thënë: “Rreth 40 mijë australianë janë Akoma të bllokuar jashtë shtetit. Çdo person i famshëm që e zë një vend në karantinë, nënkupton një vend që i mohohet një australiani të bllokuar larg familjes, për shkak të kësaj pandemie.

Ajo gjithashtu e kritikoi kryeministrin e vendit, Scott Morrison, duke thënë se “ky është një shembull tjetër i tij, duke e braktisur popullin Australian”.

Rita Ora nuk ishte organizuar që karantinën ta kryej në një rezidencë private, çka do të thotë se qëndrimi i saj në hotel hyn në numrin shumë të kufizuar të ndërkombëtarëve, që Australia po i lejon të hyjnë në shtetin e tyre në ditë.

Reagimet dhe kritikat e publikut ndaj pop këngëtares dhe aktores së famshme, rreth shkeljes së masave anti-COVID, kishin filluar në vendlindjen e saj ku Ora e bëri veprimin e gabuar, duke organizuar ndejë në një restorant për ditëlindjen e saj të 30-të. Kështu ajo i pati shkelur rregullat e karantinës në Britani të Madhe.

Megjithëse kanë kaluar disa muaj nga kjo ngjarje, dhe këngëtarja bionde ka kërkuar disa herë falje publike për këtë veprim, së fundmi u mësua se punëtorëve të restorantit u ishte kërkuar nga sigurimi i Ritës, që ta ndalnin incizimin e kamerave të sigurisë për ruajtjen e privatësisë së këngëtares dhe mysafirëve të saj.

Kjo nënkupton se Ora e ka bërë këtë shkelje të masave me vetëdije të plotë, dhe për këtë qytetarët e Britanisë së Madhe nuk planifikojnë ta falin edhe për një kohë të gjatë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: