Bota

Papa, vizitë historike në Irak/ Ati i shenjtë udhëton në ish-fortesën e ISIS

Mesha  e planifikuar e Papës në një stadium futbolli të Irbilit me pjesëmarrjen e të paktën 10 mijë personave, ka ngjallur frikë se rituali mund të shndërrohet në një evet super përhapës të koronavirusit. Iraku ka pasur një rritje të mprehtë të infektimeve muajin e kaluar dhe bashkë me shqetësimet për sigurinë e Papës, ky konsiderohet si një prej udhëtimeve më të rrezikshme për Atin e Shenjtë. Kreu 84 vjecar i Kishës Katolike dhe anturazhi i tij janë vaksinuar që të gjithë, ndërsa Iraku vetë dozat e para të vaksinës I mori vetëm javën e kaluar. Papa më herët pati një takim historik me klerikun e lartë shiit të Irakut, Ajatollahun e Madh Ali al-Sistani, moment që u pa si thirrje e fuqishme për bashkëjetesë në vendin e rrënuar nga sektarizmi dhe dhuna.

Takimi i Papës në qytetin e shenjtë jugor të Naxhafit, gjatë turneut të tij të shpejtë dhe të rrezikshëm në Irak, shënoi herën e parë që një udhëheqës i kishës katolike takohej me një klerik kaq të lartë shi’it. Papa ka vizituar disa vende kryesisht myslimane, duke përfshirë Turqinë, Jordaninë, Egjiptin, Bangladeshin, Azerbajxhanin, Emiratet e Bashkuara dhe territoret palestineze, duke i përdorur këto udhëtime si thirrje për dialog ndërfetar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button