Home / Bota / SHBA mirëpret vendimin e Ankarasë

SHBA mirëpret vendimin e Ankarasë

kobane0710Shtetet e Bashkuara e mirëpriti kthesen e papritur të linjës se Ankarasë lidhur me lejimin e luftëtarëve kurdë që duan të kalojnë kufirin e të mbështesin mbrojtësit e Kobanës në Sirinë fqinje kundër militantëve të dhunshëm të ISIS-it.

I pershendesim deklaratat e Ministrise se Jashtme turke, tha ne ëashington nje zedhenese e Departamentit te Shtetit, Marie Harf. Por aktivistet kurde ne Kobane i thane ‘Associated Press’ se deri mbremjen e se henes, asnje Peshmerga nuk ka vene kembe ne kete qytet, cka ngre pikepyetje mbi vertetesine e pohimeve se misioni tashme ka nisur.

Nje fluks peshmergash te stervitur mire do te ishte ndihme e madhe per siriano-kurdet qe perballen prej nje muaji me xhihadistet e shtetit islamik. Mbeshtetja nga ajri e koalicionit te drejtuar prej Shteteve te Bashkuara ka qene nje ndihmesë e vyer, por e pamjaftueshme per zbrapsjen e plote te ekstremistëve te shume ne numer e te mirearmatosur.

Deklarata e ministrit te Jashtem turk Mevlut Cavusoglu erdhi vetem pak ore pasi avionet amerikane hodhen per here te pare nga ajri armatime, municione dhe pajisje mjekësore për kurdët që mbrojne qytetin strategjik ne kufirin me Turqine. Megjithate, zbatimi i premtimit te dhene publikisht, te pakten nga sa pohojne burime ne terren, nuk ka filluar ende.

Ne syte e eksperteve, refuzimi i Ankarase për të ndihmuar luftëtarët kurdë, e ka penguar përparimin kundër Shtetit Islamik. Fakti qe ajo nuk e lejonte perdorimin e bazave te veta nga SHBA për bombardimin e ISIS-it, si dhe mungesa e gadishmërisë për të lejuar luftëtarët kurdë nga Turqia t’u bashkohen, ose t’i ndihmojnë me furnizime luftëtarët kurdë në Kobane, kane pasur ndikim negativ mbi operacionet afatgjata.

Gjate vizites se tij ne Indonezi te henen, kryediplomati amerikan John Kerry paralajmeroi se “do te ishte e pamorlashme per boten dhe mungese e plote pergjegjshmerie” t`i kthente shpines Kobanes ne kete moment te veshtire. Ai kerkoi nga ana tjeter bashkëpunim më të madh mes vendeve të Azisë Juglindore për të bllokuar rekrutimin e luftëtarëve të huaj, për të mos lejuar kthimin e tyre në rajon, bllokimin e financimit të tyre të paligjshëm si dhe per diskreditimin e propagandës ekstremiste.

Leave a Reply

%d bloggers like this: