Home / Politika / Rama: BE është destinacion i patjetërsueshëm i PS-së. Ja çfarë premton në fushën e bujqësisë

Rama: BE është destinacion i patjetërsueshëm i PS-së. Ja çfarë premton në fushën e bujqësisë

Kryeministri Edi Rama, nga Prrenjasi, ku është vendosur sot në kuadër të fushatës elektorale, ka sulmuar sërish kampin opozitar. Referuar deklaratave të opozitarëve, të cilët thonë se do të punojnë për të hapur rrugën e Shqipërisë drejtë BE-së, Rama tha se ai është destinacion i patjetërsueshëm i PS-së. Po ashtu Rama shtoi se në mandatin e tretë qeverisës do eksportet do shkojnë mbi një miliardë euro.

Rama: Të tjerët flasin për BE si një destinacion, i cili është i yni i patjetërsueshëm. Bujqësia jonë tanimë është pjesë e angazhimit me BE-në. Vetëm në dy vitet e fundit janë 120 milion euro të investuara në fshat për pika grumbullimi dhe përpunimi dhe janë bërë me financimet e BE-së në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Një paketë e madhe është gati të lëvrohet dhe një tjetër masë e rëndësishme financiare do të vihet në dizpozicion të atyre që duan të rrisin eksportet. Në mandatin e 3 pa asnjë dyshim do shkojnë mbi një miliardë euro eksportet bujqësore se e kemi shtruar rrugën dhe tani duhet të vazhdojmë.

Rama tha se beson që dielli i Shqipërisë mund të bëhet i bukur për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për turistët e huaj.

Rama: Nuk është mirë që pavarësisht nevojës për të qenë të gjithë së bashku, të harrojmë se nuk jemi ende jashtë tunelit të pandemisë, se drita që po shohim në fund të tunelit po vjen duke u zmadhuar por nuk kemi dalë ende nga tuneli.

Sot është një ditë e shënuar për besimtarët myslimanë dhe ju uroj me gjithë zemër që të kenë një muaj të madhërishëm me një agjërim të pranuar. Para se të vija këtu vizitova xhaminë e Et’hem Beut, një perlë që është kthyer në shkëlqimin e dikurshëm dhe janë zbuluar të gjitha ato që fshiheshin në shtresat e kohës.

Arsyeja përse jam këtu sot dhe pse këmbëngul që duhet të vazhdojmë përpara është se besoj që dielli i Shqipërisë nuk është i bukur vetëm për turistët e huaj, por mund të bëhet i bukur për të gjithë shqiptarët. Pasi ne po kalojmë hendekun e madh, goditja e tmerrshme e tërmetit dhe pandemisë, është koha për të besuar jo duke parë ëndrra në gjumë por realitetin e fakteve.

Është koha për të parë se sa shumë ka akoma për të bërë e fituar duke vazhduar të bëjmë gjënë e duhur. Është koha që gjithsecili ta kthejë kokën pas dhe të shikojë nga jemi nisur për të kuptuar ku jemi dhe për të besuar fort se rruga që kemi bërë nuk është e mjaftueshme për tu ndalur por garanci se është rruga e drejtë.

Shqipëria do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë dhe do të gjendet në një nivel tjetër.

2 comments

  1. Je nje genjeshtare i pa shembullt. nuk ke fije turpi qe genjen dhe vetem genjen.
    Cfar me hapesh, kemi bere kete rruge, dhe ate rruge. Mos i ke bere me parate e tuajn more KM? ke bere detyren por e ke bere me kostot me te larta ne bote. Shko e fshihu ndokund se do te marri perpara vrulli i popullit qe e ke poshteruar kaq keq. E drejta vanon, por nuk harron more derdimen qe me vishesh per turp, dhe jo si figure udheheqese

  2. Zoti Rama, vazhdo me rreformat e nisura, nderto rruge, Zbukuro qytete e fshara akoma me shume se ckini bere, por, krahas kesaj pune te bukur e te dukshme qe cdo dit e me teper po ben per vehte me mijra e milona turiste, bej cmos dhe me shume per te ritur punesimin rrogat, dhe pensjonet. Keshtu dote mbetesh ne histori si kryeministri qe mendon dhe punon per qytetaret, per tua ber jeten me te mire e te bukur per te punuar e jetuar ne SHqiperin e bukur. Suksese ne kete katervjecar 2021- 2025.

Leave a Reply

%d bloggers like this: