Home / Bota / Liga Komuniste kërkon bojkotimin e artistëve që mbështesin manifestimin në Hong Kong

Liga Komuniste kërkon bojkotimin e artistëve që mbështesin manifestimin në Hong Kong

ee712-568x350Liga Komuniste e rinisë ka filluar në Kinë një konsultim të gjerë ku propozon bojkotin e artistëve që mbështesin lëvizjen prodemokraci në Hong Kong, një thirrje që i janë përgjigjur rreth 200 mijë persona.

Kjo thirrje prek kryesisht aktorët Anthony Wong dhe Chapman To si dhe këngëtaren Denise Ho, kjo e fundit është edhe një nga personat e famshëm që luftojnë për të drejtat e homoseksualëve.

Këta tre artistë, të panjohur në Perëndim, janë shumë të famshëm në botën kineze.

Liga, që lëshoi këtë thirrje në një blog në internet, është e ngarkuar në promovimin e ideologjisë komuniate nëpërmjet adoleshentëve dhe të rinjve kinezë.

Ky organ i fuqishëm i Partisë Komuniste kineze sygjeron gjithashtu, në sondazhin e tij në rrjet, që në internet të censurohen emrat e të gjithë artistëve që përkrahin manifestuesit probemokraci.

Leave a Reply

%d bloggers like this: