Home / Bota / Leksionet e Brzhezhinskit mbi SHBA-në dhe Evropën: Ja si e parashikoi botën e vitit 2021

Leksionet e Brzhezhinskit mbi SHBA-në dhe Evropën: Ja si e parashikoi botën e vitit 2021

“Il Giornale”

E ardhmja është rezultat i së tashmes, ashtu siç e tashmja është “fëmija” i të kaluarës. Një rregull që zbatohet si në jetë, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Dhe as e kaluara e afërt dhe as ngjarjet aktuale, nuk mund të kuptohen pa iu referuar Zbignjev Brzhezhinskit, “Rishëljesë” polak në shërbim të Vatikanit dhe Shteteve të Bashkuara, që ndihmoi në çlirimin e Polonisë nga komunizmi, dhe shndërrimin e Afganistanin në “Vietnam”-in e sovjetikëve, veçanërisht gjatë kohës kur mbante postin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare gjatë administratës së Xhimi Karterit.

Ruajtja e kujtesës së Brzhezhinskit është thelbësore, pasi ai është një nga eminencat gri që kanë kontribuar më shumë në formësimin e historisë së njerëzimit. Falë gjenialitetit të tij, Shtetet e Bashkuara triumfuan gjatë Luftës së Ftohtë.

Shtetet e Bashkuara u bazuan tek largpamësia e tij për hartimin e strategjisë mbi hapësirën post-sovjetike. Dhe vetëm duke rilexuar atë që ai shkroi nga Lufta e Ftohtë deri në vitin 2016, viti i botimit të tij të fundit, do të jetë e mundur të kuptojmë ngjarjet e së kaluarës, të deshifrojmë ngjarjet aktuale, dhe të parashikojmë tendencat e ardhshme.

Njeriu që e parashikoi me saktësi kohën tonë

Një hije endet në hapësirën post-Sovjetike (dhe Euroazi):ajo e Brzhezhinskit. Një hije që ka shkaktuar trazira shkatërruese midis Evropës, Azisë dhe Lindjes së Mesme që nga vitet 1980, dhe që ka përshkruar saktë kohën e sotme.

Për shkak se marrëdhëniet ndërkombëtare të këtij viti, janë ashtu siç i kishte imagjinuar Brzezinski në librin e tij “Loja e madhe”, një vepër madhështore e cila edhe pse është botuar fillimisht në vitin 1997, është ende shumë e vlefshme dhe aktuale.

Në atë libër, Brzhezhinski përshkroi atë që do të bëhej strategjia e madhe e Shteteve të Bashkuara mbi Euroazinë, “zemra” e planetit që duhej të mbahej nën rrethim për hir të Perandorisë Amerikane, dhe për vazhdimin e momentit unpolar në shekullin XXI.

Një strategji e përjetshme ajo e gjeopolitologut polak, pasi u konceptua të ishte rezistente ndaj erozionit të kohës dhe agimit të epokës multipolare. Një strategji e brendshme shumë e kthjellët për strategët që hartojnë ose drejtojnë politikën e jashtme në Shtëpinë e Bardhë, siç e tregojnë edhe ngjarjet e 20 viteve të fundit:

– Brzhezhinski sugjeroi përfshirjen e të gjithë anëtarëve të ish-Traktatit të Varshavës në Bashkimin Evropian dhe NATO. Kjo gjë ndodhi.

– Brzhezhinski sugjeroi investime të mëdha për rritjen ekonomike dhe ushtarake të Polonisë, një komb gjeopolitikisht unik, pasi ndodhet midis Gjermanisë dhe Rusisë, dhe për këtë arsye është i aftë që të sabotojë përkthimin në realitet të makthit antik “Makinder”-ian të “Gje-Rusisë”.

Dhe kjo ndodhi: Sot Polonia është zemra pulsuese neo-Makartizimit, dhe “mushkëria” e madhe e euroskepticizmi me “venat” e saj anti-gjermane që përdoren periodikisht nga përtej Atlantikut, për të dobësuar si BE-në ashtu edhe Gjermaninë.

– Brzhezhinski kishte sugjeruar përfitimet nga arritja e pavarësisë së Azerbajxhanit dhe Azisë Qendrore, për të krijuar një “hark destabiliteti”, të shkaktuar nga luftërat civile dhe radikalizimi fetar, për të rritur kostot e ruajtjes së hegjemonisë në hapësirën post-sovjetike nga ana e Kremliniut.

Depërtimi i Turqisë në këtë pjesë të hapësirës post-sovjetike, do të kishte qenë po aq i rëndësishëm për qëllimet e (ri)turqizimit dhe (ri)islamizimit. Kjo gjë ka ndodhur pjesërisht: Shfaqja e regjimeve autoritare dhe diktatoriale të frymëzuara nga Bashkimit Sovjetitik, e favorizoi stabilitetin e brendshëm.

Por proceset e radikalizimit fetar ndodhën vërtet. Sot Azia Qendrore, është një nga bazat kryesore të rekrutimit të xhihadistë ndërkombëtarëve që nga fillimi i viteve 2000. Dhe Turqia po ndërton gradualisht një “korridor panturk”, që shtrihet nga Stambolli në Samarkand.

– Brzhezhinski kishte sugjeruar përfshirjen e Ukrainës në orbitën euro-amerikane. Siç dihet kjo ndodhi në vitin 2014.

– Brzhezhinski kishte parashikuar konsolidimin e aksit franko-gjerman, duke theksuar rreziqet e mundshme mbi planin amerikan për Evropën. Kjo pasi ekonomia e Berlinit dhe ushtria e Parisit, mund të kishin ushqyer shfaqjen e një evropianizmi të fshehtë me ngjyrime anti-amerikane, gjë që do të thotë një autonomi më të madhe nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me politikën e jashtme. Edhe kjo ka ndodhur së fundmi, me aleancën e “hekurt” të krijuar nga Emanuel Makron dhe Angela Merkel.

– Brzhezhinski kishte parashikuar formimin e një marrëveshje të përzemërt midis Rusisë dhe Kinës, dhe që mundësisht mund të shtrihej deri në Iran, pas largimit Ukrainës nga sfera e ndikimit të Kremlinit. Sipas tij kjo ishte thelbësore për ta dëbuar përfundimisht Rusinë nga Evropa, dhe për ta bërë atë një “perandori aziatike”.

Kjo gjë ka ndodhur pjesërisht:Rusia dhe Kina, kanë ndërtuar aleancën më të rëndësishme taktike të momentit, por asnjëra nuk ka shprehur interes në ndërtimin e një koalicioni të vërtetë anti-hegjemonik me përfshirjen e Iranit.

Rëndësia e studimit të Brzhezhinskit

Nuk është një rastësi që Brzhezhinski, një emër paradoksalisht gjysmë i panjohur në universitetet evropiane, është ri-zbuluar në qarqet akademike të atyre “dy lojtarëve gjeostrategjikë”, ndaj të cilëve Shtetet e Bashkuara duhet t’i kishin kushtuar vëmendje – pra Rusisë dhe Kinës – në emër të maksimës së lashtë “Njih armikun tënd!”.

Dhe arsyeja se përse si në Moskë ashtu edhe në Pekin janë të fiksuar pas Brzhezhinskit, është mjaft e qartë:të studiosh atë do të thotë të kuptosh se si, ku, kur dhe pse do të lëvizë SHBA-së në tabelën e madhe të shahut që është Euroazia, ishulli-kontinent nga i cili varet – dhe gjithmonë do të varet – fati i botës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: