Home / Presidenciale / Nishani pret vëllezërit Keta, kampion botëror në kikboks dhe euro-aziatik në boks

Nishani pret vëllezërit Keta, kampion botëror në kikboks dhe euro-aziatik në boks

presidenti-nishani-gjetan-keta-470x350Presidenti, Bujar Nishani, priti sot në një takim vëllezërit Keta, Ismail Ketën, tre herë kampionin botëror në sportin e kikboksit dhe vëllanë e tij, Gjetan Ketën, i cili u rishpall kampion i Evropës dhe Azisë në sportin e boksit, në Federatën WBC.

Presidenti Nishani përcolli urimet më të mira për kampionin në Federatën WBC, Gjetan Ketën, duke i shprehur vlerësimet maksimale për suksesin personal, por mbi të gjitha, për emocionet që përcolli tek populli shqiptar para pak ditësh në ndeshjen që zhvilloi në vendlindje, Bulqizë, duke u rishpallur kampion, këtë herë si sportist shqiptar, në mbrojtje të ngjyrave kuqezi.

presidenti-nishani-ismail-keta“Jam shumë i kënaqur për arritjet tuaja dhe dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen për organizimin e ndeshjes sportive në qytetin e Bulqizës, në atë qytet që ka shumë vlera njerëzore dhe burime natyrore. Me organizimin e shkëlqyer të atij aktiviteti sportiv në Bulqizë keni arritur të rrisni vlerat e sportit tonë si dhe të kontribuoni në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë, ndaj në emrin tim personal dhe të gjithë popullit shqiptar ju falënderoj me mirënjohje. Institucioni i Presidentit të Republikës do të jetë gjithmonë një derë e hapur për çdo sportist dhe do të mbështesë çdo personalitet dhe individ me kontribute pozitive që përcjellin mesazhe të tilla pozitive për fushën së cilës i përkasin dhe që forcojnë identitetin tonë kombëtar”, u shpreh Nishani.

Vëllezërit Keta falënderuan Kreun e Shtetit për pritjen e rezervuar si dhe shprehën angazhimin e tyre maksimal për të vijuar me iniciativa konkrete në dobi të sportit dhe në forcim të identitetit kombëtar, si dhe informuan Nishanin se të ardhurat e mbledhura nga shitja e biletave të ndeshjes së boksit të para pak ditëve do të shkojnë në dobi të komunitetit, për ngritjes së infrastrukturës sportive në qytetin e Bulqizës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.