Kosova

Ushtria serbe pranë kufirit/ Gazetari Tim Judah paralajmëron tensione

Korespondenti i the Economist, ka ripostuar në Twitter videon e një banori serb të zonës, i cili ka filmuar lëvizjet e Brigadës speciale 72 të ushtrisë serbe pranë Novi Pazarit.

Njësite speciale të Republikës së Kosovës filluan mëngjesin e një dite më parë implementimin e vendimit të ekzekutivit për reciprocitetin me targat serbe të automjeteve. Aplikimi i kësaj mase nisi në 20 shtator.

Kryeministri Albin Kurti e bëri të qartë se vendimi nuk është marrë kundër serbëve, por është imponuar nga Beograd ii cili vetë ka rënë dakord me të në Bruksel.

Qytetarët serbë megjithatë bllokuan rrugët në afërsi të pikës kufitare të Jarinjës në shenjë proteste. Vendimi parashikon që të gjithë automjetet që hyjnë nga Serbia të pajisjen me targa të përkohshme në pikat e kalimit kufitar në Kosovë. Për këto targa duhet paguar shuma e 5 eurove, ndërsa do të jenë të vlefshme për 60 ditë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button