Home / Politika / Akuzat për Rindërtimin/ Rama i kthen përgjigje komentuesit: Mos u mërzit nga gjërat e mira që bëhen

Akuzat për Rindërtimin/ Rama i kthen përgjigje komentuesit: Mos u mërzit nga gjërat e mira që bëhen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar video me shtëpitë e rindërtuara në Fushë Krujë, por nuk kanë munguar komentet negative. Rama iu përgjigj njërit prej tyre, i cili akuzonte qeverinë se vodhi fondet për rindërtimin dhe se banesat e rindërtuara janë bërë me donacione nga jashtë.
“Ça bravo me ça bravo i thoni këtij, apo ça prisnit lekët e botës t’i gllabëronte të gjitha, po normal që do ndërtoje se s’mund t’i vjedhë dot të gjitha se bien shumë në sy ashtu”, thotë komentuesi.

Ndërsa Rama i përgjigjet duke i thënë se kur “bota” kontribuon për rindërtimin, nuk ja jep lekët qeverisë, por bën cdo veprim vetë.

“Nuk ka lekë bote këtu i dashur Enes dhe që të jesh i mirëinformuar, për ato projekte që bota kontribuon për Rindërtimin nuk ia jep lekët qeverisë, po i bën të gjitha vete, projektet, tenderat, kontratat me kompanitë… U kuptuam besoj, kështu që mos u mërzit nga gjërat e mira që bëhen, se për njerëzit janë”, i përgjigjet Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: