Home / Bota / Mbështetja e Moskës ndaj votimit separatist dëmton procesin e paqes

Mbështetja e Moskës ndaj votimit separatist dëmton procesin e paqes

ee751Mbështetja e dhënë nga Moska për zgjedhjet presidenciale dhe legjislative që organizohen të dielën e ardhshme nga separatistët në lindje të Ukrainës dëmtojnë procesin e paqes, deklaroi sot një diplomat i lartë ukrainas.

“Synimi i Rusisë për njohjen e këtyre zgjedhjeve, dëmton procesin e paqes duke dobësuar besimin tek ajo si partëner ndërkombëtar i sigurt”, vlerësoi Dmytro Kuleba, një përgjegjës i lartë në ministrinë ukrainase të Punëve të Jashtme, pas deklarimit nga shefi rus i diplomacisë, Serguei Lavrov, se do të njohë zgjedhjet në provincën e Luganskut dhe Donetskut.

“Kush nxitohet shumë mbetet rrugës, thotë një proverb rus. Rusia po nxitohet të njohë diçka që nuk ka të bëjë me votimet. Ja përse nuk ia vlen të presësh reagime të tjera as nga ana e Ukrainës as nga ana e komunitetit ndërkombëtar”, vazhdoi Kuleba.

Për Kuleban, deklarimet e Lavrovit në një intervistë të publikuar sot nga një gazetë ruse bien ndesh drejtë për drejtë me marrëveshjet e Minskut mbi vendosjen e armëpushimit në Ukrainë, që u arrit më 5 shtator mes Ukrainës dhe separatistëve me pjesëmarrjen e Rusisë

Leave a Reply

%d bloggers like this: