Home / roze / “Wolverine” lufton kancerin e lëkurës

“Wolverine” lufton kancerin e lëkurës

jackman-hundaHugh Jackman i është nënshtruar për të tretën herë trajtimit nga kanceri i lëkurës. Aktori, i njohur për interpretimin e “Wolverine” në sagën X-Men, është fotografuar së fundmi me një tjetër leukoplast në hundë.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe të afërmit e tij, ndërkohë që agjenti i aktorit ka thënë se “ai ndihet shumë mirë” pas procesit.

Vetë aktori 46-vjeçar postoi një natë më parë në Twitter fjalën “Sunscreen”, shoqëruar me një fotografi që i referohej këngës së vitit 1998 të Baz Luhrmann, “Everybody’s Free to Wear Sunscreen”.

Jackman zbuloi për herë të parë se ishte diagnostikuar me kancer në lëkurë nëntorin e kaluar, kur postoi online një foto të tij me leukoplast në hundë. Atëherë ai tha se prognoza e tij ishte e mirë dhe u bëri thirrje fansave që të mbrohen nga dielli.

Më vonë ai iu nënshtrua një procesi tjetër në maj. Jackman u shpreh i vetëdijshëm për shenjat që ndërhyrjet do të linin, por tha se ky ishte “problemi” më i vogël për të.

Siç ka thënë dhe vetë aktori, në fillim ishte bashkëshortja e tij Deborra Lee Furness që e bindi të kontrollohej tek mjeku.

Leave a Reply

%d bloggers like this: