Home / roze / “S’kam prekur libër me dorë”

“S’kam prekur libër me dorë”

france-ministrja-kulturesMinistrja franceze e Kulturës, Fleur Pellerin, shumë e ndjekur dhe e preferuar në rrjetet sociale, ka bërë një deklaratë që ka shokuar jo pak publikun: “Nuk kam prekur libër me dorë”!

Megjithatë, ministrja i është referuar periudhës së viteve të fundit, kur angazhimet zyrtare e kanë detyruar të heqë dorë nga letërsia.

“Nuk lexoj libra prej dy vjetësh. Lexoj shumë pak pasi nuk kam kohë”, ka thënë Pellerin në një intervistë për “Canal Plus”.

Në dy vitet e fundit kam lexuar vetëm shkresa pune, tekste publicitare dhe ligje, ka vijuar rrëfimin ministrja me prejardhje aziatike.

Por media franceze ka preferuar megjithatë të vërë në dukje se Pellerin nuk la lexuar asgjë edhe nga Patrick Modiano, fitues i çmimit Nobël në Letërsi dhe nuk njeh as titullin e librit të fundit të tij.

Leave a Reply

%d bloggers like this: